Kështu dukej Shkenda Dubova mbrëmë për ditëlindje

 

Shkenda Dubova dje festoi ditëlindjen.

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova dje festoi ditëlindjen e 33-të ndërkohë që nuk munguan urimet e shumta nga miqtë dhe kolegët e saj, shkruan lajmi.net.

Edhe për këtë vit, këngëtarja Dubova kishte organizuar një ndejë me mikeshat e saja, ku sipas pamjeve që publikoi dukej e mahnitshme.

Shkenda shfaqet tejet elegante, pamja e së cilës ju lë pa fjalë gjersa me dekoltenë e hapur i zbulon të gjitha.

Këngëtarja shqiptare në emisionin “Mirage”, ka treguar se ka lënë më anash muzikën për tu fokusuar më shumë në biznesin e saj. /Lajmi.net/