Kështu e përjetoi djali i Vesa Lumës ndarjen nga babai

 

Djali i Vesa Lumës, ndarjen nga babai i tij, Big Basta e ka përjetuar keq.

Këngëtarja Vesa Luma prej vitesh është e martuar me Big Bastën dhe çifti ka kohë që janë zhvendosur në Zelandën e Re për të jetuar, shkruan lajmi.net.

Mirëpo së fundmi për disa arsye, Vesa bashkë me djalin Lian janë kthyer në Kosovë derisa babai i voglushit po vazhdon të qëndoj atje.

Gjatë një interviste të fundit për NIN, këngëtarja ka treguar se këtë Liani e ka përjetuar shumë keq.

Loading poll ...

“Shumë vështirë. Është mërzitur shumë dhe ka qarë”, ka thënë Vesa gjatë intervistës.

Vesa dhe Vig Basta njihen si një çift tejet simpatik dhe ardhja në jetë e djalit të tyre ua ka kompletuar akoma më shumë ngrohtësinë familjare./Lajmi.net/