Kështu po duket Shkurte Fejza në kanagjegjin e vajzës, Gresës

 

Këngëtarja, Shkurte Fejza është bërë gati për kanagjegjin e Gresës.

Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza ka publikuar disa foto në Instagram teksa tregon se sonte mbahet kanagjegji i vajzës së saj, Gresës, shkruan lajmi.net.

“Gati per kanagjegjin e Greses @gressabehluli”, ka shkruar ajo.

Shkurta javën e kaluar ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage”, e cila ka zbuluar disa detaje nga dasma e Gresës.

E këto ditë, vajza e Shkurtes pritet t’i japë fund beqarisë me personin që tanimë ia ka rrëmbyer zemrën. /Lajmi.net/