Këta janë emrat e estradës që po marrin pjesë në koncertin e Soni Malajt në Tiranë

Këta janë emrat e estradës që po marrin pjesë në koncertin e Soni Malajt në Tiranë

 

Soni Malaj sonte po mban koncert recital në Tiranë.

Këngëtarja e njohur Soni Malaj po dhuron performancë mahnitëse në koncertin që po mbahet në Amfiteatrin e Tiranës, shkruan lajmi.net.

Interesimi i publikut për ta përcjell këtë koncert është i madh, ndërsa në mesin e tyre nuk munguan as emrat e njohur të estradës.

Përveç reperit Majk, i cili dha performancë në këtë koncert, të pranishëm janë edhe Xhensila Myrtezaj, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, e shumë të tjerë.

Po ashtu, Soni Malaj është befasuar nga ish-anëtaret e “Spirit Voice”, Elia Zaharia, Angjelina Gilardi dhe Larisa Haxhi, të cilat u ribashkuan në skenë pas 22 vitesh.

Të gjitha detajet rreth këtij koncerti, do të keni mundësi t’i ndiqni të premten në “Mirage”. /Lajmi.net/