Këtë dhuratë të shtrenjtë ia ka blerë Remzie Osmani nuses së djalit

 

Këngëtarja Remzie Osmani së fundmi i ka shpenzuar goxha para për ta surprizuar renë e saj.

Gëzime Krasniqi është e fejuara e djalit të këngëtares, Remzie Osmani, e duke qenë se e ka vjehërr një emër të njohur të estradës siç është ajo, sigurisht se në interes të publikut është edhe nusja e saj, shkruan lajmi.net.

E duke qenë kështu, nuk ka pasur se të ikën dhurata e shtrenjtë që Remzia ia ka bërë Gëzimes.

Ishte ajo e cila në Instastory e ka publikaur dhuratën në fjalë e cila është e markës ”Swarovski”, kështu duke e falënderuar vjehrrën publikisht.

”Faleminderit mam”, ka shkruar Gëzime Krasniqi pranë postimit. Duhet kujtuar se ato shihen duke kaluar kohën shumë shpesh bashkë, madje duken si të ishin shoqe./Lajmi.net/