Kida e bllokon gazetaren veç pse nuk e përzgjedh si këngëtaren e preferuar

Personazhet publike shpeshherë dinë të jenë ata të cilët ngjallin probleme ndërmjet vete për arsye të ndryshme.

Gazetarja e njohur, Edona Gashi në emisionin LIBERO ka bërë publik emrat e fytyrave publike që e kanë bllokuar në rrjetet sociale.

Njëri ndër ta ishte këngëtari Noyzi dhe Fero, po ashtu edhe këngëtarja Kida si dhe Arta Nitaj.

‘’Po fillojë me ata që më kanë bllokuar. Është Noizy për shkak të një kritikes që ia kam bërë në rrjetet sociale ku ai i ka ofenduar mediat. Arta Nitaj po ashtu edhe Kida një prej personave që realisht  e respektoj ende. Kam punuar me të një kohë të gjatë, por për shkak të preferencave të mija ku më është pyet gjatë një live në Instagram se ‘’Kush është artistja ime e preferuar’’ për shkak të mos përzgjedhjes së saj më ka telefonuar, më ka kritiku dhe pastaj më ka bërë bllok. Mirëpo edhe një person që jam bllok më të është Fero, kemi raporte të mira po na ka mbet po u largu blloku,’’ u shpreh Edona.

Ndër të tjera, ajo shtoi se për shkak që ne gazetarët jemi pak ngacmues pastaj edhe artistët reagojnë. /ATVLIVE/

Ndiqeni intervistën e plotë: