Kim Kardashian paditet për 100 milionë dollarë, ja çfarë ndodhi

 

Kim Kardashian ka pranuar një padi me vlerë prej 100 milionë dollarë.

Kim Kardashian është paditur për 100 milionë dollarë nga krijuesit e ‘bitmojit’ të saj, transmeton lajmi.net.

David Liebensohn ka paraqitur dokumente të reja ligjore duke pretenduar se pasi u bashkua me Kimin për të promovuar aplikacionin e tij “CensorOut”, ajo më pas ra dakord të punonte në një aplikacion të ri me të dhe partnerët e tij, shkruan DailyMail.

Në letrat Liebensohn pretendon se ai ka projektuar aplikacionin ‘bitmoji’ të Kimit të quajtur ‘Kimoji’, bazuar në një marrëveshje me Kimin dhe se ai me partnerët e tij do të merrnin 60 për qind të fitimeve, raporton TMZ.

Ai pranoi që Kim mund të regjistrojë markën tregtare për t’i mbajtur gjërat të thjeshta. Megjithatë, thotë ai, pasi Kim paraqiti markën e Kimojit në vitin 2014, ajo e kontaktoi atë për të hequr dorë nga marrëveshja – duke thënë se një nga partnerët e tij kishte ndarë informacionin e saj personal.

Avokati i Kim,  më parë i tha “PageSix” se partnerët e Liebensohn kishin zgjidhur çështjen e tyre në vitin 2014.

E Liebensohn i tha “PageSix” se kishte refuzuar një ofertë për të zgjidhur çështjen për 150,000 dollarë dhe pesë për qind të fitimeve të ardhshme.

Avokati i Kim, Marty Singer komentoi këtë çështje në një deklaratë të mëvonshme për TMZ.

‘Padia e paraqitur kundër Kim Kardashian është qesharake dhe absurde. Palët kanë hyrë në një marrëveshje pajtimi të detyrueshëm në 2014-ën, në të cilën Kim hoqi dorë nga pretendimet me shumë milion dollarë kundër zotit Liebensohn dhe partnerët e tij. Zoti Liebensohn priti më shumë se 4 vjet për të pretenduar se marrëveshja nuk ishte e detyrueshme për të. Kim filloi një arbitrazh në dhjetor 2018, dhe pasi z. Liebensohn ishte i pasuksesshëm në ndalimin e arbitrazhit, ai paraqiti këtë padi të pa merituar. Ne ndihemi shumë të sigurt se do të heqim dorë nga rasti “, ishin fjalët e avokatit./Lajmi.net/