Kim Kardashian thotë se është ‘krenare’ për këtë gjë

 

Pas shqetësimeve financiare, Kim i ka dhënë disa këshilla Kanyet.

Ai i habiti të gjithë në fillim të vitit 2016 kur njoftoi se kishte 53 milionë dollar borxh personal, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Por Kanye West, 41 vjeç, u mësua të kursente para nga Kim Kardashian, 38 vjeç.

Ylli televiziv tha se është krenare për këshillën financiare që ia ka dhënë bashkëshortit të saj reper.

Në një intervistë, Kim tha se e kishte mësuar bashkëshortin e saj se si të jetë më i kujdesshëm me paratë.

“Unë jam krenare të them se e kam mësuar atë, i kam dhënë këshilla financiare shumë të mira për kursim”, tha ajo.

Por, Kanye, i cili ishte pranë saj u përgjigj “Ti më ke dhënë disa këshilla, por unë nuk të dëgjova”.

Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa pritet që së shpejti të bëhen me fëmijën e katërt, nga një nënë surrogate. /Lajmi.net/