Kim Kardashian vjen me fotosesion nga banjo për koleksionin e ri të “KKW Beauty”

  38-vjeçarja dukej mahnitëse teksa po reklamonte buzëkuqin e ri të markës së saj.      

Kim Kardashian kishte vendosur që fotosesionin për “KKW Beauty” ta realizonte në banjo, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Kim ishte futur në një vaskë, e grimosur dhe me rroba ende në trup, teksa po reklamonte një model të kuq të buzëkuqëve.

Nëna e tre fëmijëve, kishte vendosur flokët prapa shpinës, ndërsa dukej për mrekulli.

Kim, e cila me bashkëshortin e saj, Kanye West, ka tre fëmijë, North, Saint dhe Chicago, po pret të bëhet nënë për herë të katërt, këtë herë nga një nënë surrogate.

Loading poll ...

Për ndryshe, dhe fëmija i tyre i tretë, Chicago, erdhi në jetë nga një surrogate, 12 muaj më parë. /Lajmi.net/