Kishin mbyllur binjakët 22 muajsh në kafaze, arrestohet çifti

Një çift nga Kalifornia është arrestuar nga policia pasi kishin mbyllur fëmijët në dy kafaze. Oficerët bënë zbulimin e çuditshëm të premten pasi kishin urdhër për të kontrolluar në shtëpi.
Aty gjetën drogë, armë dhe djemtë binjakë të mbyllur në kafaze.
“Gjatë kontrollit u gjetën tri armë, municion, prova të një laboratori të vajit dhe dy djem të vegjël në kafaze të ndarë të modifikuar pranë njëri-tjetrit dhe të mbështetura në mur,” thuhet në deklaratën e policisë.
Policia arrestoi Ramon Zendejas, 25 vjeç dhe Mercadies Williams, 25 vjeçe për posedimin e armëve, rrezikimin e fëmijëve, mbajtjen e drogës dhe prodhimin e një substance. Ata thanë se i kishin mbyllur fëmijët 22 muajsh që të mos ishin pranë gjërave të rrezikshme në shtëpi.
Nuk dihet ende kur do të mbahet seanca gjyqësore që do të japë dënimin për çiftin kalifornian.
/Ora News.tv/