Kjo arsye do t’iu motivojë t’i lani enët më shpesh

Larja e enëve mund të ulë ndjeshëm nivelin tuaj të stresit – nëse e bëni këtë me kujdes, sipas një studimi.

Në studim, studiuesit në Universitetin Shtetëror të Floridës kishin 51 studentë që morën pejsë vullnetarisht për të larë enët. Para se të fillonin, gjysma e nxënësve lexonin një pasazh të shkurtër për ndërgjegjësimin e larjeve të enëve dhe gjysma tjetër lexonte një pasazh të shkurtër përshkrues të pastrimit të enëve.

“Kam qenë veçanërisht i interesuar në atë se si aktivitetet e përditshme në jetë mund të përdoren për të promovuar një gjendje të mirë mendore dhe, kështu, të rrisin edhe ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies”, tha autori i studimit Adam Hanley.

Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që lanë me kujdes pjatat u argëtuan 25 për qind dhe niveli i tyre i nervozizmit u reduktuar në 27 për qind.

Madhësia e studimit ishte shumë e vogël me vetëm 51 studentë, prandaj duhet të hulumtohet më shumë për të kuptuar më tepër ndonjë lidhshmëri të mundshme në mes reduktimit të stresit dhe larjes së enëve. /Lajmi.net/