Kjo është kënga e dytë e S4MM nga albumi i ri

S4MM, tash e një kohë ka paralajmëruar albumin e ri.
Reperi nga Tetova, S4MM është duke punuar në albumin e ri dhe tashmë ka prezantuar dy këngët e para, shkruan lajmi.net.
Në llogarinë e tij personale, Instagram, S4MM ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër të këngës së dytë të albumit.
“2”, ka shkruar pranë videos.
Reperi tetovar është i ri në skenë por që pëlqehet mjaft shumë nga gjeneratat e reja për projektet që sjell.
E nga ky album presim të shohim nëse do ketë ndonjë bashkëpunim apo vetëm projekte solo të tij. /Lajmi.net/