Klipi i Getoar Selimit ngjashmëri të madhe me atë të reperit amerikan

 

Getoar Selimi e ka publikuar këngën më të re me titull “Amante”.

Para dy vitesh Kanye West e ka publikuar këngën “Fade” dhe sot ky projekt muzikor në kanalin zyrtar në Youtube ka arritur shifrën e 117 milionë klikimeve, shkruan lajmi.net.

Vajza e cila bën lëzivje provokative sigurisht se ka marrë vëmendjen maksimale, andaj duket se këtu është inspiruar edhe Getoar Selimi për ta nxjerrë Klaudia Pepën në skena të ‘nxehta’ te projekti që sapo e ka publikuar.

Në vazhdim ua sjellim të dyja videot, atë të reperit amerikan po ashtu të Getit dhe ngjashmëria është tejet e madhe./Lajmi.net/