Koeman tregon ndeshjen kur mund të rikthehet Araujo

Ronald Koeman thotë se qendër mbrojtësi, Ronald Araujo do të humbasë pa dyshim ndeshjen e Elche.

Megjithatë ai kishte një lajm të mirë për tifozët blaugran, duke thënë se ai mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Sevillas në La Liga ose ndeshjen e kthimit të Copa del Rey.

Uruguaiani duhet të stërvitet së pari me grupin përpara se të merret një vendim përfundimtar, pretendon trajneri, transmeton lajmi.net.

“Ronald Araujo po rikuperohet mirë. Ai nuk do të jetë me ne nesër sepse nuk është stërvitur me grupin”, u shpreh ai.

“Tani për tani ka disa dyshime, prandaj duhet të presim. Ne presim për fundjavën, mbase të mërkurën e ardhshme. Unë nuk mendoj se është mirë të kemi një datë të saktë [për kthimin e tij]” tha mes tjerash trajneri.

Pas ndeshjes në Camp Nou kundër Elche, Barcelona do të përballet me Sevillan dy herë radhazi, së pari në La Liga (e shtunë, 27 shkurt) dhe më pas në Copa del Rey (e mërkurë, 3 mars).

Araujo mori një dëmtim në kyçin e këmbës në përballjen ndaj Real Betis dy javë përpara dhe ka qenë jashtë që prej asaj kohe. 21-vjeçari ka bërë 20 paraqitje për Barca këtë sezon, duke shënuar një gol.


Vendimet e Komisionit Disiplinor në Superligën e Kosovës

Vdes fëmija pasi hyri në lavatriçen e ndezur