Kombëtarja e Kosovës tek femrat arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Luksemburgu ka mundur Qipron 90:60, duke bërë që basketbollistet e Kosovës të sigurojnë vendin e dytë në grup.

Ndërkohë Kombëtarja e Luksemburgut është në vendin e parë me katër pikë, Kosova e dyta me tri pikë dhe Qipro e fundit me dy pikë.

Në kuadër të gjysmëfinales, vashat kosovare do të përballen me Irlandën ditën e shtunë, përkatësisht me 24 korrik.

Kjo është hera e parë që Kosova A po luan në gara ndërkombëtare dhe e arrin një sukses të tillë./Lajmi.net/


Mourinho mund ta humb ndihmës-trajnerin, tifozët e Romës kërkojnë De Rossin

Drita – Feyenoord, formacionet zyrtare