Konsumoi për tre javë vetëm lëng frutash dhe ujë, 40-vjeçares i ndodh ajo që nuk pritej

Shumë njerëz të pakënaqur nga forma e tyre fizike, ndjekin dieta të rrepta, madje në disa raste edhe të pakëshilluara nga ekspertët.

Loading poll ...

Një grua nga Izraeli, konsumoi për tre javë vetëm lëngjë frutsh dhe ujë, duke përfunduar në spital me dëmtime të rënda në tru.

Gruaja, e cila ishte 40-vjeçe, ishte këshilluar me një terapist, i cili i kishte thënë të konsumonte vetëm lëng frutash dhe ujë.

Mjekët kanë frikë se ajo mund të ketë dëmtuar përgjithmonë trurin. Siç raporton Hadashot, konsmimi i ujit dhe lëngjeve të frutave, i ka shkaktuar 40-vjeçares çrregullime në tru.

Pasi ndoqi dietën ajo ra deri në 40 kg dhe u shtrua me urgjencë në spital.

Në Izrael, terapitë alternative nuk janë të rregulluara me ligj dhe ato që pretendojnë se janë terapistë, mund të shtyjnë njerëzit drejt dietave jo të mira. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .