Kotelja e paralizuar adoptohet nga qeni Haski

 

Loading poll ...

Kur një familje gjeti Harpurr, një kotele 3 javëshe, ajo nuk mund të lëvizte apo hante. Familja i erdhi në ndihmë, por jeta e koteles ndryshoi vetëm kur Cinder, një qen Haski u kujdes për të duke u bërë nëna e saj.

Tani dy kafshët janë të pandashme, luajnë së bashku dhe i japin dashuri njëra-tjetrës.

Harpurr ka të paralizuara gjymtyrët e pasme.

“Kur erdhi Harpurr ishte e paralizuar në gjymtyrët e pasme, ndoshta për shkak të një sëmundje të lindur. Ajo duhej të ushqehej çdo tre orë. Por më shumë i mungonte shoqëria dhe dashuria e një nëne,“-shpjegoi Shannon Basner, themeluese e KAATs, një organizatë që merret me kafshët e braktisura.

Një prej vullnetarëve në organizatë vendosi ta merrte në shtëpi, ku mbante edhe tre qen. Por askush nuk e priste që të lindte kjo miqësi e madhe mes Cinder dhe Harpur.

“Sapo Haski e pa e vendosi në  kraharor dhe askush nuk mund ti ndante që prej asaj dite.”

/Ora News.tv/