Kourtney dhe Kylie kishin një mosmarrëveshje para Krishtlindjes

 

Kourtney Kardashian ka publikuar disa imazhe nga ndeja e organizuar me rastin e Krishtlindjes, bashkë me Kylie Jenner.

Kourtney dhe Kylie muajin e kaluar morën pjesë në ndejën e organizuar me rastin e Krishtlindjes në shtëpinë e motrës së tyre, Kim Kardashian, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Kourtney ka publikuar disa fotografi bashkë me motrën e vogël, Kylie Jenner.

39-vjeçarja zbuloi se ajo dhe Kylie, 21 vjeç kishin një mosmarrëveshje dy ditë para kësaj feste.

“Kjo ishte përplasja jonë”, ka shkruar Kourtney, ndërsa u shfaqën të përqafuara në imazhet e ndejës.

Që të dyja dukeshin mahnitëse në fustanet elegante që kishin zgjedhur për këtë festë. /Lajmi.net/