Krahasoi beben e Harryt dhe Meghan me shimpanzë, shkarkohet prezantuesi i BBC Radio

Danny Baker është shkarkuar nga BBC për shkak të një ‘tweet’ që e kishte bërë për foshnjën e familjes mbretërore.

 

BBC ka shkarkuar Danny Baker, duke thënë se ai tregoi një “gabim serioz të gjykimit” ne ‘tweet’ rreth fëmijës së Dukës dhe dukeshës së Sussex.

“Tweet”, të cilin Baker e fshiu më vonë u shpërnda në rrjete socaile, shfaq njv imazh të një çifti që mbante në duar një shimpanzë të veshur me rroba.

“Foshnja mbretërore po largohet nga spitali”, ishte mbishkrimi që ai ia kishte lënë asaj fotoje.

Prezantuesi i BBC 5 Live u akuzuar për tallje racore me trashëgimtarin e dukës.

Shefat ekzekutivë të BBC-së u shprehën se prezantuesi tregoi “një gabim tejet serioz në gjykim”

Ai më pastaj ka kërkuar falje duke thënë se atë foto e mendoi si argëtuese dhe mund ta bënte edhe me fëmijë të tjerë, madje edhe të tij. /Lajmi.net/