Krijohet portreti i Da Vinçit në 27 km katrorë tokë

Një artist italian ka përkujtuar 500 vjetorin e vdekjes së Leonardo da Vinçit duke krijuar portretin e tij në një arë.
Dario Gambarin përdori një traktor për të ravijëzuar linjat dhe vijat duke formuar një imazh 27 km katrorë të fytyrës së Da Vincit, në fermën e prindërve të tij në Verona të Italisë.
Gambarinit, i quajtur ndryshe “artisti i tokës”, iu deshën tetë orë për të përfunduar punën.
Prindërit e tij do ta plugojnë përsëri tokën për pak ditë, në mënyrë që të kultivojnë të mbjellat.
/Ora News.tv/