Krokodilat zhvendosen nga statuja më e lartë në botë

 

Loading poll ...

Zyrtarët indianë do zhvendosin rreth 300 krokodilë nga një rezervuar pranë statujës më të lartë në botë për të lejuar shërbimin hidroavion për vizitorët.

Zvarranikët, rreth 3 metra të gjatë, janë vendosur kafazë metalikë dhe po dërgohen diku tjetër në shtetin perëndimor të Gujarat.

Statuja 182 metra e heroit të pavarësisë Sardar Vallabhbhai Patel u përurua tetorin e kaluar.

Statuja prej bronzi, e vendosur rreth 200 km nga qyteti kryesor i shtetit në Ahmedabad, është bërë një atraksion turistik.

Por aty nuk ka shërbim trenash dhe shumica e turistëve shkojnë në “Statujën e Unitetit”, me autobus.

Ndërsa vendimi për largimin e krokodilëve erdhi nga qeveria e shtetit për arsye sigurie për shkak se fluksi i turistëve është rritur, tha zyrtari i pyjeve Anuradha Sahu.

Deri tani dhjetra krokodilë janë hequr nga rezervuari dhe u vendosën në pjesën e pasme të disa kamionëve për transportimin e tyre.

Por konservatorët kanë kritikuar planin.

Drejtori i Qendrës së Shkencës së Komunitetit, Jitendra Gavali tha se vendimi për të hequr krokodilat shkel legjislacionin për mbrojtjen e kafshëve të egra në vend.

“Qeveria po shqetëson habitatin e tyre dhe i vë në rrezik jetën krokodilëve,”-tha Gavali. “Gjithashtu qeveria nuk a menduar për një vend se ku do vendosen zvarranikët që të jenë të sigurtë.”

Narendra Modi porositi statujën kur ishte kryeministër i shtetit në vitin 2010.

/Ora News.tv/