Kujdes, mos e injoroni dhimbjen e kokës..mund të jetë shenjë e diçkaje serioze

Të gjithë e dimë se sa e bezdisshme mund të jetë dhimbja e kokës. Shpeshherë instinktet na bëjnë që thjesht të pimë një paracetamol, ujë dhe të vazhdojmë ditën. Sidoqoftë, një mjek i këshillon njerëzit të jenë më të kujdesshëm nëse vuajnë nga dhimbja e kokës, pasi dhimbjet e shpeshta mund të jenë shenjë e diçkaje më serioze.

Loading poll ...

Michael Munger, mjek familje nga Overland Park në Kansas, thotë se njerëzit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhimbjeve të kokës sepse mund të jenë indikatorë që një person është duke vuajtur nga tumori në tru apo aneurizmi.

Tri llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që njerëzit përjetojnë janë: dhimbjet e kokës nga tensioni, nga sinuset dhe nga migrena. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen vetëm kur dhimbjet e kokës janë të tmerrshme, por edhe kur ato janë të lehta dhe të shpeshta.

Në rast se ata kanë për shembull dhimbje koke më shumë se dy herë në javë për më shumë se një dyjavësh, atëherë duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Dhimbjet e kokës nga tensioni nisin në pjesën e pasme të qafës dhe përhapen në të gjithë kokën.

Ato të shkaktuar nga sinusi, nga ana tjetër, zakonisht prekin vetëm fytyrën dhe pjesën përreth syve, ndërsa migrena zakonisht shkakton dhimbje në një pjesë të caktuar të kokës, përveçse të përziera dhe turbullim të shikimit.
Simptoma të tjera, si marramendja, të përzierat dhe problemet me kujtesës mund të jenë gjithashtu shenjë e një problemi të rëndë me shëndetin.Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .