Kur “brisku” të deformon

 

Loading poll ...

Një gruaje iu katërfishuan përmasat e buzëve pasi i vendosën mbushës të prishur. Rachael Knappier gati humbi buzën e sipërme pasi pagoi 220 paund për ti fryrë.

29-vjeçarja u zgjua në mëngjes dhe pa veten me buzë të enjtura, prandaj nxitoi të shkonte në urgjencë. Pamja e saj shkaktoi shumë të qeshura tek infermieret kur mbërriti në spital.

Në një intervistë për “This Morning”, Rachael tha: “Ata nuk kishin parë asgje të tillë më parë. Shkova në urgjencë me këtë gjë gjigande në fytyrë. I thashë se kisha reaksion alergjik pasi vërtet e mendoja. Por tre doktorë më thanë se mbushësi ishte injektuar në arterien time”.

Pas 72 orësh, mbushësi i buzës së Rachael u hoq dhe fatmirësisht u kthyen në madhësinë e tyre të zakonshme.

Ajo thotë se e ka marrë mësimin e saj dhe tani po bën fushatë për rregullime më të rrepta të kirurgjisë kozmetike.

/Ora News.tv/