Kur Vullnet Sefaja këndoi shqip dhe me veshje kombëtare midis Serbisë

Njëri prej këngëtarëve më të mirë të skenës sonë muzikore, Vullnet Sefaja, karrierën e nisi shumë herët. Përveç paraqitjeve të tij nëpër festivale të Kosovës, një video e rrallë e publikuar së fundmi në internet dëshmon se si Sefaja para më shumë se dy dekadave kishte kënduar shqip dhe me veshje kombëtare midis Serbisë.

Në atë kohë, emri i Vullnet Sefajës u dëgjua edhe në Serbi. Ai u prezantua nga një moderator serb, por me të dalë në skenë, Sefaja filloi të këndonte shqip.Prapa tij dolën edhe një grup vallëtarësh që po si ai ishin veshur me veshje kombëtare.

Ndryshe, Vullnet Sefaja ka qenë vokalist i grupit të mirënjohur “Marigona”. Këngët e realizuara nga ky grup me kantautor Vullnet Sefajën, dëgjohen edhe tani nga grup-mosha të ndryshme.

Këngë të cilat cilësohen si hite të pavdekshme nga kritikët e muzikës dhe qytetarët anembanë vendit.

Muziçki topogan 1985

Publiée par Ardita Ferizi Syla sur Samedi 19 janvier 2019