Kurrë nuk do ta mendonte që Gjyste Vulaj një ditë do ti këndonte në dasëm

Talenti, pozitiviteti dhe efekti në muzikë, janë vetëm disa nga gjërat që e karakterizojnë atë, dhe kjo e ka bërë këngëtaren më të kërkuar anë kënd botës.

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Ulqini, Gjyste Vulaj, që nga fillimi i karrierës iu është përshtatur shijes së publikut, e sot janë të panumërta angazhimet dhe mbrëmjet që ka rreth muzikës, shkruan Kosovarja.

Publiku ishte ai që e pranoi ashtu siç ishte, për çka ajo bëri që asjëherë të mos kenë sy për të tjerët.

Ndonëse, kaq e zonja dhe e gjallë, nuk ka pasur se si t’iu shpëtojë moshave të ndryshme, duke e adhuruar atë, madje duke iu gëzuar fatit që t’iu këndojë në ditën më të veçantë të tyre.

Duke qenë kështu ajo sot zbuloi njërin nga këto rastet, ku shpërndau mbishkrimin e një fansese së saj e cila kishte shkrua “ A moj Gjyste Vulaj, ta kisha dit atëherë që ki me këndu në darsëm time. Ma e mira”.

Kjo po që është një mrekulli apo jo?