Kush janë doktorët kosovar që po i detyrojnë pacientet të shkojnë në Beograd?

 

Loading poll ...

Në Kosovë ka një mori mjekësh specialist shumë të aftë, një pjesë prej të cilëve të shkolluar e aftësuar edhe jashtë vendit, shkruan “Kosovarja”.

Këta doktor punojnë në spitale publike, por kanë edhe ordinancat e tyre private. Fatkeqësisht, një pjesë e mantelbardhëve zgjedhin të punojnë me strategji që në bazë kanë endjen e pacientëve dhe shfrytëzimin maksimal financiar të tyre.

Caktojnë vizita të shpeshta, referojnë shumë analiza, rekomandojnë lloj-lloj ekzaminimesh dhe shpesh pacientët i lënë pa një diagnozë të saktë.

Agim Vitia nga komuna e Lipjanit, thotë për portalin e revistës “Kosovarja” se vuan nga epilepsia dhe se për tri vite doktorët e kanë endur sa poshtë e sa lartë, derisa nuk i lanë zgjidhje, pos të kërkonte ndihmë nga Beogradi.

“A besoni që nuk kam lan vend pa shku e gja pa ba, e kush në fije nuk i binte problemit tim. Vetë një doktor më ka thënë shko ose në Shkup ose në Beograd. Unë shkova në Beograd, edhe ma bon qaren”, thotë 43 vjeçari që vuan nga një lloj i rrallë i epilepsisë.

Ndërkohë, a ju kujtohet rrëfimi i Avni Hajdarit, i cili tregoj se gjatë këtyre viteve një kardiolog e kishte obliguar gruan e tij të sëmurë që për çdo javë të bënte analiza prej 25 eurosh në ordinancën e tij private, plus kontrolle të tjera në një spital me të njëjtën shumë, pasi ky mjek punonte me honorar.

‘’Brenda dy jave ne shpenzonim 50 euro në këto kontrolle. Plus kishim medikamentet, udhëtimi 35 kilometra nga Podujeva për në Prishtinë etj. Përveç kësaj kemi bërë katedrën në Spitalin (emër i njohur për redaksinë) me një çmim prej 1200, eurosh, duke na premtuar se ka pasur sukses, por pas afër tetë muajsh në një kontroll u konstatua se shoqja ime ka problem me veshkat”, është shprehur Avni Hajdari.

Pas këtij rasti, Hajdari ka shtuar se menjëherë bashkëshorten e tij e ka dërguar në Spitalin Ushtarak të Beogradit ku, sipas tij, mjekët e kishin konstatuar se pacientja në fjalë asnjëherë nuk kishte pasur probleme me zemër dhe se nuk iu ishte bërë kurrë incizimi i katedrës.

Raste të ngjashme dëgjojmë përditë dhe kjo nuk ka të bëjë me dëshirën e dikujt për ta njollosur mjekësinë kosovare.

Ka ardhur koha që mjekët tanë ti meritojnë pagat dhe ta kujtojnë më shpesh betimin e Hipokratit./Kosovarja/