Ky është burri me të cilin po martohet Gresa Behluli

 

Gresa Behluli po i jep fund beqarisë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli këtë të shtunë do ta kurorëzoi dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Ajo është kujdesur që jetën private ta mbajë sa më larg botës së mediave dhe deri më sot shumë pak e kanë ditur se kush është mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën.

Sot në media u bë e ditur se Gresa Behluli do të martohet me Lulzim Ibrahimin, i cili njihet më mirë si zyrtar i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina.

Ibrahimi është zëvendës president i klubit prishtinas të basketbollit tash e sa vite, por që shumë pak është shfaqur në media.

Mbrëmë Gresa e ka mbajtur kanagjeqin dhe të pranishme ishin edhe shumë prej emrave të njohur për publikun./Lajmi.net/