Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin vjetor për vitin 2025,thekson se cilësia e ajrit në Kosovë shpesh tejkalon nivelet e lejuara, ndërsa Prishtina është identifikuar si qyteti më i ndotur.
Të dhënat nga 12 stacione monitoruese të Institutit Hidrometeorologjik tregojnë se nivele të larta të grimcave PM10 dhe PM2.5 janë regjistruar në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Drenasin, Mitrovicën, Hanin e Elezit, Obiliqin dhe Gjilanin.
Sipas raportit, ndotja e ajrit lidhet me rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe me shtimin e rasteve të vdekshmërisë së parakohshme.
IKSHPK ka paralajmëruar se, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, pasojat në shëndetin publik mund të përkeqësohen.
Si masa kryesore rekomandohen forcimi i kontrollit teknik të automjeteve, ndalimi i përdorimit të thëngjillit për ngrohje, monitorimi i filtrave të termocentraleve, përdorimi më i madh i transportit publik dhe shtimi i hapësirave të gjelbëruara.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar tejkalime të konsiderueshme të grimcave PM10, sidomos në muajt e dimrit, kur edhe është vërejtur rritje e vizitave dhe pranimeve në spitale për probleme me frymëmarrjen.
ajridrenaskosovndotjeprishtin
