Kylie Jenner dhe Travis Scott vishen si personazhet e filmit “Avengers”

 

Kylie Jenner dukej mahnitëse e veshur si Capitain Marvel nga “Avengers”, në ndejën për ditëlindjen e Travis Scott.

Reperi ishte veshur si Iron Man në ditëlindjen e 27-të, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

21-vjeçarja ndau një seri fotografish nga ndeja e ditëlindjes, ku ishin veshur sikurse personazhet e “Avengers”.

Kylie u fotografua pranë Travis, ndërsa në një prej imazheve shfaqen me vajzën e tyre, Stormi.

Pranë tortës së ditëlindjes, ishte mbishkrimi “Urime ditëlindja burrë”.

Ditët e fundit, dyshja janë përfolur për një krizë në lidhje, por Travis kishte mohuar ta ketë mashtruar Kylien.

Reperi kishte deklaruar që së shpejti dëshiron të martohet me Kylien, por së pari donte t’i bënte propozim interesant. /Lajmi.net/