Lajm i keq për admiruesit e kafshëve të egra

Admiruesit e kafshëve të egra që planifikojnë të vizitojnë ishullin Komodo për të parë hardhucat më të mëdha në tokë në vitin 2020, do t’u duhet të rregullojnë planet e tyre të udhëtimit në Indonezi.
Sipas medias lokale, zyrtarë të qeverise do e mbyllin ishullin e famshëm një vit për turistët.
Një raport nga gazeta Indonesia’s Tempo, citon zëdhënësin e administratës provinciale Marius Jelamu të thotë se Komodo do të jetë i mbyllur nga janari i vitit 2020.
Po pwrse kwrkohet të mbyllet një nga destinacionet turistike më të njohura të Indonezisë?
Megjithëse planet për të kufizuar numrin e vizitorëve në Komodo janë diskutuar për muaj, Tempo raporton se mbyllja vjen si reagim i një sulmi në të cilin 41 hardhuca u morën nga ishulli Komodo dhe u shitën nga 500 milion Rupi secila (rreth 35.000 dollarë).
Gjatë mbylljes, zyrtarët thuhet se do të fillojnë një program që synon rritjen e numrit të hardhucave duke mbrojtur habitatin e tyre.
Parku, aktualisht mirëpret një numër prej 10.000 vizitorësh në muaj.
/Ora News.tv/