Laksativët natyralë që funksionojnë më mirë se il’açet

Probleme me tretjen? Nuk duhet ta kaloni pa i dhënë rëndësinë e duhur! Mund të jetë më e lehtë se ç’mendoni që t’i riktheni lëvizjen normale zorrëve dhe ato që ju vijnë në ndihmë janë laksativët natyrorë.

Loading poll ...

Më poshtë tregohen disa mënyra natyrale për të trajtuar vështirësitë në tretje:

Uji

Sikurse hidratimi është i mirë për të gjithë trupin, është shumë i rëndësishëm dhe për sistemin tretës. Uji lubrifikon çdo gjë dhe zbut jashtëqitjet, kështu ju nuk do të keni probleme me daljen jashtë.

Kosi

Kosi dhe probiotikët e tjerë janë një ushqim i mirë për zorrët dhe për tretjen. Nëse ke diarre apo je kaps, kosi ndihmon në rivendosjen e baktereve të mira në zorrë dhe rindërtimin e traktit tretës.

Perimet me gjethe të gjelbra

Perimet si: spinaqi, rradhiqet, sallata jeshile janë të pasura me fibra, dhe është kjo ajo që i duhet sistemit tënd për të lëvizur. Fibrat stimulojnë kontraktimet e zorrës së trashë.

Aloe Vera

Me siguri mund të keni përdorur aloen për djegiet e diellit apo në produktet kozmetike, por mund të keni vënë re dhe lëngje në supermarkete me aloe. Aloe është një nga laksativët natyrorë më të zakonshëm.

Aloe ka 75 vitamina, enzima, minerale dhe sheqerna dhe ka dhe laksativët natyrorë të quajtur: antrakinone, të cilët shtojnë sasinë e ujit në zorrë, nxisin trupin të prodhojë më shumë mukus dhe rrisin kontraktimet duke bërë që ushqimi të lëvizi përgjatë traktit gastro-intestinal.

Farat Chia

Mund të keni parë që nëse lini farat chia në ujë ato bëhen si xhelatinë. Kjo i ndihmon të jenë laksativë natyrorë.

Fruta të pasura me fibra

Sikurse perimet jeshile dhe fruta të caktuara kanë shumë friba. Ha fruta të freskëta si fiq, manaferra, kajsi, kumbulla, luleshtrydhe.

Vajrat

Marrja e pak vaji ulliri apo vaj lini mund të lubrifikojë zorrët. Thjesht pi një lugë me vaj. Do të kalojë përgjatë sistemit tretës dhe do të ndihmojë me daljen jashtë. Krahas punes tone te palodhur per t’iu informuar, na e shperbleni dhe ju qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .