Lana Del Rey planifikon ta lë muzikën në vitin 2019?!

Këngëtarja Lana Del Rey është e njohur për zërin e saj dhe hitet e shumta që ka krijuar ndër vite.

Por duket se karrierës së saj muzikore po i vjen fundi, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi që ajo po planifikon të bëhet vloggere në Youtube.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar: “Në këtë vit, në vitin e ri planifikoj të jetoj më shumë si instagramere apo vloggere e Youtubes. Po e bëjë këtë për dëshirën time personale”, ka shkruar ajo.

Ende nuk dihet se nëse ka qenë ndonjë shaka apo me të vërtet këngëtarja planifikon të marr këtë hap në jetën e saj.