Learta Jakupi e kërkon sekretin e burrit tek vjehrra

Në “50 pyetjet e Prive-së” në edicionin festiv të këtij programi të ndjekur, është përgjigjur këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka rrëfyer shumë, duke mos përjashtuar as detajet më të imta të jetës private, asaj përtej skenës e muzikës.

Shyhretes në këtë intervistë të gjatë i janë drejtuar pyetje edhe nga vajza e saj Engjëllusha dhe reja Learta. Kjo e fundit i ka bërë një pyetje shumë private vjehrrës së saj, shkruan “Kosovarja”.

Learta e ka pyetur Shyhreten nëse ka diçka që nuk di për Kushtrimin, bashkëshortin e saj.

Përgjigja ishte një jo e madhe nga Shyhretja./Kosovarja/