Learta në Greqi, por edhe Shyhretja në pushime diku tjetër

Duket se pushimet e para familja e këngëtares kanë filluar menjëherë pas festave të fundvitit, shkruan Kosovarja.
Learta bashkë me familjarët e saj dhe me Kushtrimin shkuan në Greqi e që nga aty tregojnë imazhet për kohën e bukur që po kalojnë bashkë.
Por, me që është vikend, as Shyhretja nuk e la anash shëtitjen në një destinacion tjetër.
Duket se këngëtarja ka preferuar bjeshkën e që me këtë rast ka vizituar Brezovicën.
E pas gjitha angazhimeve duke qenë se është ndër këngëtaret më të kërkuara të estradës, vërtetë ka pasur nevojë për një pushim në një ambient të tillë./Kosovarja/