“Lëkurë që bie”, 6-vjeçarja me sëmundjen e rrallë bën dush 4 herë në ditë

Një 6-vjeçare nga Uashingtoni e cila vuan nga një sëmundje e rrallë që i shkakton rënien e lëkurës ka arritur të marrë një punë si modele. Harper Foy ka lindur me harlequin ichthyosis (HI), një çrregullim i cili bën që lëkura e saj të rritet 10 herë më shpejt se normalisht, ndaj i duhet të bëjë 4 herë në ditë dush për ta qetësuar.

Vogëlushja mendohet të jetë një nga 20 njerëzit në SHBA që vuan nga kjo sëmundje dhe në vitet e saj të para të jetës, prindërit ishin të shqetësuar se ajo nuk do të mund të shkonte në shkollë. Por Harper nuk është tërhequr aspak dhe i është bashkuar bashkëmoshatarëve të saj.

Lëkura e saj rritet më shpejt se normalja, ndaj bëhet e trashë, e thatë dhe si me luspa. Në lindje, kërkon një kujdes intensiv. Një nga gjërat që mund ta qetësojë lëkurën e acaruar të Harper është dushi, ndaj ajo kalon të paktën 4 orë të ditës për të bërë disa prej tyre.

Përpara se të shkojë në shkollë, ajo bën dush për rreth një orë. Më pas, gjatë pushimit të drekës, ajo shkon në shtëpi për të bërë një tjetër dush, i pasuar nga një tjetër pas mbarimit të mësimit dhe i fundit përpara gjumit. Është e lodhshme, por e nevojshme që Harper të mund të kryejë aktivitetet e ditës.

Teksa moshatarët e saj e mbështesin dhe e kuptojnë gjendjen shëndetësore, 6-vjeçarja është zgjedhur si modele nga një agjenci dhe po bëhet gati për fushatën e saj të parë. Ndonëse nuk mund të kurojë flokët dhe imazhin si modelet e tjera, Harper nuk e ka humbur aspak entuziazmin dhe dëshirën për të qenë pjesë e industrisë, por mbi të gjitha, e jetës./tvklan.al

.