Leonora Jakupi ia thotë këngës në stadiumin “Fadil Vokrri”

 

Leonora Jakupi ndodhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këngëtarja Leonora Jakupi ka shkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellë nga afër ndeshjen Kosovë -Bullgari, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të pjesës së parë e cila përfundoi me rezultat 1:0 për mysafirët, këngëtarja shqipare është shfaqur ‘live’ duke kënduar në Instagram.

“Unë të dua sa Teutën ty të dua sa lahutën”, ishin vetëm disa nga vargjet që dëgjoheshin nga ajo dhe shumica e të pranishmëve që kishin shkuar ta përkrahnin Kosovën.

Me këtë kanë treguar se kanë ende shpresë që djemtë e Kosovës ta tregojnë veten në pjesën e dytë./Lajmi.net/