Lëpjetat, gjethet që luf*ojnë thuajse çdo sëm.undje

Lëpjeta ka qenë një bimë barishtore shumë e përdorur në Europë gjatë Mesjetës. Ajo përdorej si diçka që i shtonte shijen e athtë dhe e bënte më të shijshëm ushqimin.

Fatk.eqësisht, lëpjetat e humbën tërheqjen e tyre kulinare ndërkohë që filloi të përdorej gjerësisht limoni, por gjatë viteve të fundit kjo bimë ka filluar të përdoret sërish në kuzhinë.

Në kuzhinën tradicionale shqiptare lëpjeta njeh përdorim të gjerë dhe interesant. Shumë prej nesh mund ta kenë të freskët përshembull lakrorin me lëpjeta të gatuar nga gjyshja apo nëna, ndërkohë që së fundi lëpjetat përdoren duke u shtuar në sallata, në supa dhe në salca.

Lëpjetat përdoren veç të tjerave edhe për të trajtuar infeksionet dhe inflamacionin e sinuseve dhe të traktit të frymëmarrjes.

Çfarë është lëpjeta

Lëpjeta është një bimë shumëvjeçare, barishte e ngrënshme nga e njëjta familje me hikërrat dhe rhubabin. Është kultivuar shpesh si barishte në kopsht apo si perime me gjethe, por disa varietete të saj rriten të egra.

Kjo barishte ka shije të mprehtë dhe të athtë që shton veçantinë dhe e bën super të shëndetshme dhe të shijshme çdo pjatë. Lëpjetat mund të gjenden edhe si supl.emente dhe formë tretësire ​​si trajtim për një sërë sëm.undjesh shëndetësore, pasi sigurojnë shumë përfitime në këtë drejtim:

1. Zvogëlojnë mukusin

Lëpjeta ka efekt tharjeje në trup, gjë që e bën konsumimin e saj një mënyrë të shkëlqyer natyrore për të reduktuar prodhimin e mukozës. Arsyeja pse është kaq e mirë në zvogëlimin e masës së mukusit është sepse lëpjeta përmban tanine.

Taninet janë astrigent, komponime polifenolike që mund të gjenden në disa bimë. Nëse keni probleme që përfshijnë mbiprodhimin e mukusit (përshembull nëse jeni ftohur), atëherë lëpjeta mund të ndihmojë në pakësimin e mukusit.

2. Ndihmon në luftën kundër kan.cerit

Përmbajtja e lartë e vitaminave A dhe C e bën lëpjetën të shkëlqyer për sistemin imunitar, që do të thotë se ndoshta konsumimi i saj mund të sjellë përfitime në luf*ën kundër kan.cerit, si dhe një sërë sëm.undjesh të tjera.

3. Përmirëson inf.eksionet e sinusit

Lëpjeta është përdorur zakonisht për reduktimin e inf.lamacionit dhe dhim.bjes që shoqëron sinusin, që zakonisht i referohemi si inf.eksion sinusi.

Një barishte me shumë antioksidantë dhe me përmbajtje të madhe të vitaminës C është ide e mirë përdorimi i lëpjetës për të ulur ënjtjet dhe për të lehtësuar dhim.bjen, të rëndësishme kur bëhet fjalë për inf.eksionet e sinusit.

4. Zbut ulçerat dhe plagët

Lëpjeta e freskët mund të përdoret si il.aç natyral për të zbutur plagët në gojë të shkaktuara nga i ftohti apo gripi.

Thjesht merrni një gjethe të pastër lëpjete dhe vendoseni mbi plagë për rreth një minutë. Mund ta përsërisni këtë veprim deri kur ta shihni si të nevojshme. Është një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e natyrshme për lehtësimin e plagëve të tilla.

5. Stabilizon presionin e gjakut

Përmbajtja e kaliumit në lëpjetë është shumë më vlera për shëndetin. Kaliumi është një mineral esencial që duhet ta konsumojnë përditë. Ai nuk është vetëm një vasodilator, por është gjithashtu çelësi për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në tërë trupin.

Duke konsumuar ushqime të pasura me kalium, siç është lëpjeta, mund të zvogëlojmë str.esin në zem.ër dhe në të gjithë sistemin kardiovaskular, duke relaksuar arteriet dhe enët e gja.kut. Kjo rezulton në presion të ulur të gjakut, e cila zvogëlon shanset e komplikimeve shëndetësore të rre.zikshme, si mp.iksja e gja.kut dhe sëm.undjet koronare të zemrës.

Lëpjetë është emri për një shumëllojshmëri bimësh shumëvjeçare që i përkasin Polygonaceae, ose familjes hikërrore, të cilat janë të shpërndara gjerësisht në rajonet e buta në të gjithë botën.

Gjethet janë pjesë e bimëve që zakonisht hahen dhe kanë pamje të ngjashme me gjethet e spinaqit. Gjethet e papërpunuara janë përshkruar sikur kanë aromë të ngjashme me limonin, kivin ose luleshtrydhet e athta të egra. Ka disa lloje lëpjetash, secila me veçoritë përkatëse dhe me veti dhe cilësi të ngjashme për secilin lloj dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE .