Liam Payne udhëton në Dubai, mungon në ditëlindjen e dytë të djalit

 

Liam Payne është fotografuar duke udhëtuar për në Dubai të premtën.

Këngëtari 25-vjeçar, u pa me telefon në duar teksa po ecte në aeroportin “Heathrow” të Londrës, përpara udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të performojë në koncertin e “The Global Teacher Prize Assembly”, të shtunën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ai do të këndojë në të njëjtën skenë me Little Mix dhe Rita Orën, në këtë ngjarje që mbahet në Dubai.

Meqë fluturimi zgjat shtatë orë, Liam thuhej se mund të ishte për disa orë në ditëlindjen e djalit Bear në Angli, ani pse është e pamundur të jetë atje gjithë ditën.

Vitin e kaluar, Liam kishte data të ngjashme të koncerteve me rastin e ditëlindjes së parë të djalit, ai më 24 mars udhëtoi në Japoni.

Liam dhe Cheryl përfunduan romancën e tyre muaj më parë, por bashkë kanë një djalë, Bear. /Lajmi.net/