Libri biografik i papërfunduar i Prince do dalë në treg në 2019

 

“The Beautiful Ones”, libri biografik i papërfunduar i yllit të popit Prince, do dalë në treg në tetor.

50 faqet e shkruara me dorë, që Prince i shkroi një muaj para vdekjes së tij, do jenë baza e librit, që mendohet se do jetë një album i jetës së tij.

Gjithashtu do përfshijë fotografi të rrallë dhe tekste kënge të shkruara me dorë nga këngëtari, së bashku me skenarin origjinal të Purple Rain.

Botuesit e Random House thanë se libri do jetë ‘thellësisht personal’.

Prince, i cili vdiq në prill të vitit 2016, nga një mbidozë aksidentale e ilaçit për dhimbje fentanyl. Ai ishte një nga tre yjet më të mëdhenj të viteve 1980, së bashku me Madonnën dhe Michael Jackson.

Ai rrallë jepte intervista dhe ndërtonte mitologjinë e tij përmes muzikës.

/Ora News.tv/