Lind fëmijën në një bar, ushtarët “bëhen obstetër”

Nëna e re dhe vogëlushi Denis, tre kile e gjysmë, janë mirë.
Janë positive lajmet që vijnë nga spitali “Loreto Mare” në Napoli, ku nënë e bir u shtruan, pas lindjes së papritur në një bar, në qendër të qytetit.
Gruaja në fakt, një emigrante e re, teksa shëtiste me fëmijën e saj të parë, i plasën ujërat teksa gjendej pranë komisariatit të policisë në sheshin “Garibaldi”. Ulërimave të saj iu përgjigjën ushtarët e “Strade Sicure” (Rrugë të sigurta), të cilët, bashkë me infermierët e 118-s, u transformuan në ‘obstetër’.
Në kafenenë ku lindi i vogli Denis, u vendos një fjongo bojëqielli. Edhe baristët, bashkë me patrullën e ushtrisë, u impenjuan për t’i dhënë ndihmën e parë gruas, së cilës i kishin nisur kontraktimet.
Një ambulancë e 118-s, fillimisht e nisur për në soitalin Ascalesi, u bllokua pikërisht nga ushtarët.
/Ora News.tv/