Lirohet gruaja e rrëmbyer në vitet 1980

Një grua argjentinase e rrëmbyer në vitet 1980 na trafikantët e qenieve njerëzore është ribashkuar me familjen e saj pas një operacioni të përbashkët të policisë argjentinase dhe boliviane.

Vendndodhja e gruas, e cila tani është 45, nuk dihej deri në fillim të këtij viti kur policia mori një njoftim se ajo ishte në Bermejo, në jug të Bolivisë.

Më pas policia lokalizoi shtëpinë ku gruaja mbahej dhe liroi atë, së bashku me djalin e saj 9 vjeçar.

Emri i nënës dhe djalit të shpëtuar nuk janë zbuluar ende.

Në një deklaratë të publikuar më 25 dhjetor, policia argjentinase tha se gruaja më në fund arriti të kthehej në shtëpinë e saj në Mar del Plata.

Ajo dhe djali i saj u liruan më herët këtë muaj. Ndërsa në deklaratë nuk u dhanë detaje se kush ishte përgjegjës për rrëmbimin e gruas rreth 32 vjet më parë.

/Në foto gruaja e rrëmbyer dhe djali i saj

/Ora News.tv/