Loredana ka një përgjigje ndaj akuzës së mikeshës për mashtrim

Loredana Zefi ka mbajtur konferencë për medie, ku foli lidhur me akuzat që po i bëhen.

 

Loredana Zefi mbrëmë ka arritur në Kosovë, ajo sot mbajti konferencë para gazetarëve, shkruan lajmi.net.

Reperja pranoi se kishte marrë para nga zvicerania që po e akuzon atë, por tha se ato para nuk janë marrë me dhunë.

Pas akuzave që iu drjetuan asaj nga çifti zviceran, në mediet zvierane u shkrua edhe për një tjetër akuzë.

Mikja e saj, Dorentina V. kishte pretenduar se ishte mashtruar nga Loredana duke ia marrë disa para.

E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, ajo mohoi akuzat dhe kishte një pyetje.

“Unë e kam një pyetje për atë vajzën. Ku ke qenë deri më tani nëse të kam vjedhur? Pse s’ke raportuar?”, tha Loredana. /Lajmi.net/