Luana dhe Krenari fotografohen bashkë në meshën e Krishtlindjes

Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj u kanë dhënë fund thashethemeve rreth ndarjes.

Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj mbrëmë ishin bashkë në meshën e Krishtlindjes në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Prive” ka siguruar një fotografi, në të cilën Krenari dhe moderatorja shihen përkrah njëri-tjetrit në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.

Ani pse ata asnjëherë nuk kanë preferuar të flasin publikisht për lidhjen, kjo paraqitje u jep fund thashetheme se çifti janë ndarë.

Për ndryshe, moderatorja po e përmbyll një vit të suksesshëm, kurse ka paralajmëruar një dhuratë për fansat. /Lajmi.net/