Luana Vjollca merr guximin, ndan me ndjekësit fotot si 16 vjeçe

 

Luana Vjollca e ka marrë më në fund guximin dhe ka publikuar disa foto nga arkiva, kështu duke ‘sfiduar’ veten.

Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca është kritikuar gjithmonë për ndryshimet drastike që i ka pësuar ndër vite, andaj mos publikimi i fotove të vjetra nga vetë ajo është komentuar po ashtu shpesh, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ajo më në fund e ka marrë guximin për të ndarë me ndjekësit disa imazhe të realizuara 11 vite më parë, në kohën kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe.

”11 vite me pare..Une 16 vjece. Cfare gjeta sot ? Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! Ps: 48 kg”, ishin fjalët e saj pranë postimit./Lajmi.net/