Luani vret praktikanten në kopshtin zoologjik

Një luan vrau një punëtor të dielën në një park zoologjik të Karolinës së Veriut pasi u arratis nga kafazi gjatë një pastrimi rutinë, thanë zyrtarët.
Qendra e kafshëve në Burlington tha se një luan doli me shpejtësi drejt njerëzve dhe vrau shpejt një person.
“Qendra e Konservatorëve është shkatërruar nga humbja e një jete njerëzore sot”, tha qendra.
Zyra e Sheriffit të Qarkut Caswell e identifikoi viktimë si Alexandra Black, 22 vjeëe, e diplomuar në Universitetin Shtetëror në Indiana.
Vajza e lindur në New Palestinë në Indiana, ishte praktikante në qendër përreth dy javë.
“Ky person donte të kalonte një jetë rreth këtyre kafshëve”, tha Mindy Stinner, drejtor ekzekutiv i qendrës.
#HappyWorldLionDay
#ConservatorsCenter
#MatthaiLion
pic.twitter.com/QK7glukJpZ— i_believe_in_joel (@Chrstyfrst0808) August 11, 2017
/Ora News.tv/