“Lutemi për ju”, Era Istrefi në përkrahje të vajzës nga Drenasi

 

Gjersa në Drenas është ende duke u zhvilluar protesta, këngëtarja, Era Istrefi bëri një reagim në rrjetet sociale rreth kësaj ngjarjeje.

Artistja shqiptare, Era Istrefi ka hedhur disa imazhe në InstaStory teksa i përkrah të mbijetuarat dhe sjell një foto të protestës, shkruan lajmi.net.

“Kokën lart të mbijetuarat, Lutemi për ju”, janë fjalët e saj sipër imazheve.

Protestës së sotme në Drenas i janë bashkuar edhe këngëtaret, Dafina Zeqiri dhe Doruntina Shala- Tayna. /Lajmi.net/