Majk ‘elektrizon’ skenën në Tiranë

 

Sonte (e merkure) po mbahet koncert me dy artistë të njohur në Tiranë.

Në Amfiteatrin e Tiranës Soni Malaj po mban koncert recital, në të cilin i pranishëm është edhe reperi i njohur shqiptar, shkruan lajmi.net.

Është fjala për reperin Majk, i cili po dhuron performancë të paharruar për të gjithë publikun që po përcjellin nga afër atë.

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet se si reperi e ka ‘elektrizuar’ skenën teksa po këndonte hitin “Sjena mo”.

Për ndryshe, të gjitha detajet rreth këtij koncerti do të keni mundësi t’i ndiqni të premten në “Mirage”. /Lajmi.net/