Makina bën “sallat” mjetet e parkuara, policia: Na ndihmoni ta gjejmë!

 

Loading poll ...

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një automjet rrëshqet në dëborë dhe përplaset me shumë të tjera të parkuara në një parking.

Rasti është regjistruar në Ohajo dhe tregon incidentin që u ka shkaktuar shumë dëme shoferëve të tjerë.

Imazhet u përhapën nga policia e Shaker Heights, një qytet i vogël në Ohajo i goditur nga moti i ftothë.

“Na ndihmoni të gjejmë shoferin”- shkruan llogaria policore në Facebook. Automjeti dëmtoi disa makina, disa madje edhe seriozisht, përpara se të ikte.

Nuk dihet nëse shoferi ishte i dehur apo thjesht mjeti rrëshqiti në dëborë.

/Ora News.tv/