MALDINI NUK NDALET TE MILANI! “Ka në dorë talentin e madh brazilian, oferta e fundit për Santos”

Vullneti i Milanit është që të përfshijë një tjetër sulmues në skuadër, por këtë herë një lojtar i ri që mund të rritet së bashku me dy lojtarë me përvojë si Ibrahimovic dhe Giroud.

Dhe zgjedhja e parë, prej disa javësh tani, është Kaio Jorge, një sulmues i lindur në vitin 2002 i cili ka një kontratë me Santos deri më 31 dhjetor 2021.

Klubi brazilian duhet të fitojë para dhe për këtë arsye ka ulur kërkesën e saj fillestare që ishte 10 milion euro.

Këtë mëngjes, azhornimet e fundit u raportuan nga La Gazzetta dello Sport, që shpjegon se tani drejtuesit e klubit brazilian mund të ishin të kënaqur me një shifër rreth 4 milion euro vetëm për të mos dalë pa asnjë qindarkë në dhjetor.

Kjo sepse ata nuk duan të rrezikojnë që Kaio Jorge të skadojë dhe të largohet në janar si agjent i lirë pa asnjë kosto.

Edhe pse konkurrenca është shumë e ashpër, Milani nuk po ngutet ta mbyllë.

Strategjia e Maldinit & Co është që Santos të ulet edhe më shumë në pretendime dhe të pranojë qoftë edhe 2 mln euro në mënyrë që futbollisti të vishet kuqezi që tani.

Marrëveshja maksimale – Milani duket se ka krahët e ngrohta nga një marrëveshje e sigluar në zyrat e klubit.

Ata janë mjaft të qetë edhe sepse ata tashmë do të kishin një marrëveshje të përgjithshme me lojtarin për një periudhë të rëndësishme pesë-vjeçare.

Nëse Djalli nuk nxiton, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Santos i cili do të dëshironte të sqaronte shpejt këtë situatë.

Lufta mes dy klubeve vazhdon, Milani po pret një zbritje të mëtejshme, i vetëdijshëm për faktin se Kaio Jorge tashmë ka zgjedhur se cilën fanellë dëshiron të veshë sezonin e ardhshëm.

Sakaq, gazetari  i njohur Cesar Luis Merlo (TyCSports) shkruan mbi Kaio Jorge-Milan ‼

“Futbollisti ka parakontratë me Milanin. Propozimi kuqezi për kartonin e tij është 4 mln euro dhe nëse Santos nuk pranon tani, në 31 dhjetor 2021, sulmuesi 19 vjeçar lirohet falas dhe transferohet te kuqezinjtë”


U arréstua pasi u shpàll në kërkim, merret vendimi nga gjýkata për Fjolla Morinën!

Kaos në Serie A përpara fillimit: “Lojtarët nuk i detyron dot për vaksinat, rrezikohet grupi…”