Mariko, nga murg budist në modele: “Krenar/e që jam tibetiania e parë trans”

 

Iu deshën 10 vjet ‘mbyllje’ për të zgjedhur identitetin e tij të vërtetë dhe për të dalë hapur. Më pas gjeti kurajon dhe i tregoi botës mbarë se ndihej grua dhe nuk ishte ‘vetvetja’ në atë trup mashkullor që natyra i kishte dhënë.

Kështu, Mariko Ugen, i cili në moshë më të  vogël ishte një murg budist, i njohur me emrin e fëmijërisë Tenzin, u bë modele, balerinë dhe konsulente makiazhi.

“Jam krenare që jam transgjinor-i i parë tibetian, rrëfen për ‘Times of India’ dhe jo sepse u bëra e famshme, por sepse e di që i kam hapur dyert të tjera sukseseve”.

Tenzin, djali ‘i burgosur në trupin e saj’ ka lindur në Bir, një fshat i Himachal Pradesh, në Indi, ku prindërit e tu kishin migruar nga Tibeti.

“Nuk u zgjova një mëngjes dhe vendosa të bëhesha transgjinor, shpjegon. Që nga fëmijëria më është dashur të kaloja shumë sfida: psikologjike, ekonomike dhe sociale. Në moshën 9-vjeçare, prindërit e mi, të cilët sforcoheshin për të rritur një familje me gjashtë fëmijë, vendosën të më çonin në një mamastir budist në Nepal për të më bërë murg.

Për shumë vite, në atë komunitet fetar, jam ndjerë dy-fish e burgosur: në një trup që ishte i huaj për mua dhe në një jetë që nuk ishte e imja.”

Më pas, kurajo, në vitin 2014, për ta njohur veten siç është në të vërtetë dhe për t’ia treguar identitetin e saj të gjithë botës:

“Nuk kisha zgjedhje tjetër, sepse video në të cilën unë vallëzoja me veshje femërore në dasmën e një mikut tim në Delhi, ishte bërë virale në rrjetet sociale.”

Kështu, murgu Tenzin largohet nga manastiri, meditimi, lypja, braktis uniformën ngjyrë shafrani, ndërron emër dhe përballet me ndërhyrjet kirurgjikale për ndryshimin e seksit.

Një rrugëtim i gjatë, që çuditërish çoi në aprovimin e komunitetit ku jetonte.

 “Tani, rrëfen e surprizuar, të gjithë më trajtojnë si një yll hollivudi. Jam më në fund në paqe me zgjedhjen që kam bërë dhe jo sepse u bëra e famshme, por sepse jam e rrethuar nga dashuria dhe nga aprovimi.

/Ora News.tv/